AKTUALITET, 25 Korrik 2023, 16:01

Flakët në pyje e kullota jashtë kontrollit në Fier, zjarri ‘përpin’ një banesë

Flakët në pyje e kullota jashtë kontrollit në Fier, zjarri

Disa qytete në vendin tonë janë përfshirë nga zjarret si pasojë e kushteve të motit dhe valës së nxehtësisë së ditëve të fundit. Fieri është një ndër qytetet që ka pasur probleme sa u përket vatrave aktive të zjarrit, ku së fundmi si pasojë e flakëve është shkrumbuar një banesë në fshatin Kraps.

Familjarët shprehen se e kishin të pamundur që të shuanin flakët, ndërkohë që flakët kanë ‘përpirë’ gjithçka në banesë. “Shtëpia u përfshirë nga flakët, na u dogjën të gjitha. Se mos kemi gjë tjetër, ne këtë shtëpi kishim”, ka thënë banorja.

Ndër të tjera ato shprehen se rrezikuan edhe veten për të shuar flakët, por e kishin të pamundur të vinin nën kontroll flakët gjigante.