AKTUALITET, 25 Korrik 2023, 14:52

“Zaptuan” zonat publike pranë plazhit për t’i shfrytëzuar si parkim, policia e Sarandës “u prish” planet 4 personave

“Zaptuan” zonat publike pranë plazhit për t’i

Policia e Sarandës, gjatë kontrolleve ka evidentuar 4 raste të pushtimit të hapësirave publike, afër zonave bregdetare, me qëllim përdorimin e tyre për parking me pagesë, kryesisht për turistët dhe vizitorët.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:  

•A. T., 38 vjeç, A. K., 45 vjeç, Sh. A., 58 vjeç dhe F. N., 59 vjeç, banues në Sarandë. 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin zënë në mënyrë të paligjshme, hapësira publike të dedikuara për parking pa pagesë, dhe i përdornin ato në mënyrë të paligjshme, për të përfituar pagesat për parkimin e automjeteve, kryesisht nga vizitorët dhe turistët.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.