AKTUALITET, 25 Korrik 2023, 15:55

Të moshuarit në Gjirokastër i hyjnë hajdutët në shtëpi dhe i vjedhin paratë, çfarë thotë policia

Të moshuarit në Gjirokastër i hyjnë hajdutët në

Një i moshuar në fshatin Shtëpëz ka rënë pre e vjedhjes në banesën e tij.

70-vjeçari ka kallëzuar në Polici, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

“Shtetasi, 70-vjeçar, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërmë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.