TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të votojë në Kuvend projektrezolutën anti-korrupsion të propozuar nga Partia Socialiste, e cila sipas tij është një komplot i pisët kundër SPAK.
Nga jashtë Kuvendit, Basha u shpreh se qëndrimet e PD-së janë të qarta, duke theksuar se nuk do të ngrejë kartonët dhe as nuk do të mbështesë asnjë përpjekje kundër Prokurorisë së Posaçme, por përkundrazi theksoi ai, do t’i denoncojë.
Lulzim Basha: “Kjo qeveria ka 11 vite që qeveris ka rekordet më të larta në korrupsion. Do ta votoni apo jo? Çfarë kërkohet të arrihet?
Qëndrimet e PD-së janë të qarta, në luftën kundër korrupsionit kemi hedhur votën pro. Por PD as nuk do të ngrejë kartonët, as nuk do të bëhet pjesë, e as nuk do të mbështesë, dhe do të denoncojë çdo përpjekje kundër SPAK, i vetmi institucion që do të kryesor që po arrin të godasë korrupsionin qeveritar.
Ky është një akt elektoral në rastin më të mirë, apo një komplot i pisët kundër SPAK në rastin më të keq.”