TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi hotelin që po e ndërton kompania “Mediterranean Investment Group” në Durrës. Investimi që mendohet të shkojë mbi 15 milionë euro u dha më 6 tetor 2021, me vendim qeverie pas dhënies së statusit special për ndërtimin e një hoteli me 5 yje.
Sipas dosjes së SPAK-ut, pronarët e këtij hoteli janë Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës të arrestuar dy muaj më parë, pas zbulimit të aferës së kompanisë “5D” që drejtohej nga drejtorët e bashkisë.
“Ky është hoteli me 5 yje i Erion Veliaj në Durrës, investim 80 milionë euro!”-shkruan Berisha në postimin e tij.
Postime të tilla të Berishës janë të shumta dhe normale, veçanërisht ndaj bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliajt, por kësaj radhe ish-kryeministri ka marrë denoncimin e një aktivisti të “Lëvizja Bashkë” të drejtuar nga Arlind Qori.
Postimi i Berishës ka ngjallur reagime të ashpra nga akvistët e “Lëvizja Bashkë” që i kujtojnë në një status të faqes se:
"Ky është Klodi Leka aktivist i Lëvizja BASHKË. Ky është hoteli i Erion Veliajt. Atij Veliaj që djali yt Shkëlzeni ha darka dhe bën pazare".
Ndërsa komentues shkon më tej, duke shkruar për Berishën:
"Klodi Leka ka mbajtur dhe një fjalim në kulla mbrapa Operas që është përfshirë Xeni. Presim me padurim ta shpërndash. Ka mbajtur dhe një qëndrim për darkat e djalit tuaj me Veliaj. Shpresoj edhe atë ta shpërndash."