AKTUALITET, 8 Shkurt 2024, 12:21

Fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë, këto janë gjashtë kërkesat e tyre

Fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë,

Fermerët në shenjë proteste, janë mbledhur para Ministrisë së Bujqësisë dhe janë shfaqur me një poster të madh ku kanë shkruar kërkesat e tyre.

Sindikata e Fermerëve të Bashkuar kërkon:

1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;

2-Rimbursim për çdo litër qumësht;

3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;

4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;

5-Subvencionim për farat dhe fidanët;

6-Subvencionim për produktet organike.

Posterin ata e kanë shtrirë në shkallët e hyrjes kryesore të Ministrisë.

Kujtojmë se disa herë fermerët kanë dalë në protestë për kërkesat e tyre, duke bllokuar qarkullimin në disa akse të vendit.

Fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë,