TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjashtë persona janë vendosur nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës se falsifikonin formularët për pajisjen me viza amerikane kundrejt pagesës.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore në funksion të këtij procedimi, rezulton se shtetasi R.N., nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Istagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%.
“Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet. 0683318483”,”- raporton Prokuroria.
Sipas organit hetues, shtetasi me iniciale R.N., garantonte marrjen e vizës amerikane turistike 10-vjeçare me ndërhyrjen e tij në Ambasadë e SHBA kundrejt shumës 10.000 euro.
Ai i falsifikonte të dhënat e formularëve elektronikë personave aplikantë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues.
Prokuroria informon se këtë gjë ai e bënte në bashkëpunim me aplikantin e vizës, sikundër janë aplikimet me shtetasit K.P., K.K., K. L., Xh.S., dhe E. Gj., të cilët kanë rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin R.N., kanë falsifikuar formularët elektronikë për vizë amerikane duke e plotësuar me të dhëna jo reale.
Shtetasi me iniciale R.N paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin merrte shumën prej 10.000 Eurosh.
Njoftimi i prokurorisë:
Falsifikonin formularët për pajisjen me viza amerikane kundrejt pagesës, 6 nën akuzë nga Prokuroria Tiranë për ‘Mashtrim’ dhe ‘Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve’
Gjashtë persona po përballen me akuzën për ‘Mashtrim’ dhe ‘Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’ të parashikuar nga nenet e Kodit Penal 143/2 dhe 190/2 nga Prokuroria e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin formularët për viza amerikane kundrejt pagesës.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka rregjistruar procedimin penal nr.7018/2023 mbi bazën e informacionit të dërguar nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, (DSS).
Nga tërësia e veprimeve hetimore në funksion të këtij procedimi, rezulton se shtetasi R.N., nëpërmjet adresës në rrjetin social ‘Istagram’, emrin “viza_amerikane_insider”, kishte vendosur postimin “viza Amerikane me garanci 100%. “Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet. 0683318483”.
Shtetasi R.N., garantonte marrjen e vizës Amerikane turistike 10-vjeçare me ndërhyrjen e tij në Ambasadë kundrejt shumës 10.000 euro.
Gjithashtu, hetimet provuan se shtetasi R.N., personave aplikantë i falsifikonte të dhënat e formularëve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues. Këtë gjë ai e bënte në bashkëpunim me aplikantin e vizës, sikundër janë aplikimet me shtetasit K.P., K.K., K. L., Xh.S., dhe E. Gj.,të cilët kanë rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin R.N., kanë falsifikuar formularët elektronikë për vizë amerikane duke e plotësuar me të dhëna jo reale.
Shtetasi R.N paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kulifikoheshin (merrnin vizën) shtetasi R.N merrte shumën prej 10.000 Eurosh.