AKTUALITET, 8 Shkurt 2024, 10:06

Dashnor Sula shkon në Kuvend i veshur me pankarta të basteve online

Dashnor Sula shkon në Kuvend i veshur me pankarta të basteve online

Deputeti demokrat Dashnor Sula është paraqitur ndryshe sot në seancën në Kuvend, i veshur me pankarta të basteve online, ndërsa ligji pritet të miratohet sot.

Sula u shpreh se miratimi i këtij ligji është diçka e tmerrshme, ndërsa shtoi se qytetarëve që kanë ves bastet, qeveria do t’ua marrë dhe ato para që kanë.

“Para disa vitesh Rama tha do i japim fund marrëzisë, sot ka nisur çmenduria për mazhorancës. Përfundoi pastrimi i parave me kullat e ndërtuara. Krimi dhe trafiqet e kokainës të investoheshin në Ndërtim. Tani pastrimi do të bëhet me bastet”, tha ai.