TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pamjet e mëposhtme, të shpërndara nga vetë Policia Rrugore e Tiranës, bënë xhiron e rrjetit ditën e djeshme, ku shfaqej momenti i arrestimit të një vajze për korrupsion.
Në pranga u vu 39-vjeçarja A.K, e cila në momentin kur u ndalua nga efektivët e Rrugores në kryeqytet me automjet, futi një 20 mijëlekësh të vjetër në dokumentet e mjetit, për të shmangur dënimet.
Policia shpërndau pamjet se efektivët e Rrugores janë të pakorruptueshëm.
39-vjeçarja është një personazh i njohur në rrjetet sociale me emrin “Albasita”, ku numëron qindra mijëra ndjekës në TikTok dhe Instagram.
39-vjeçarja u shfaq “live” në rrjetet e saj sociale duke shijuar liri të plotë.
Gjithashtu, ajo postoi edhe një video të sajën në InstaStory ku shkruante “Qentë lehin, karvani ecën para. Më shumë material për ju,”- teksa në sfond dëgjohen fjalët e këngës: “Oooo na kanë inatin”.

Por, jo vetëm kaq. “Albasitës” nuk i ka ndodhur asnjë gjë edhe me patent, pasi në InstaStoryn e radhës, ajo shfaqej duke drejtuar mjetin në rrugët e kryeqytetit. Madje, duke i bërë karshillëk edhe Policisë, pasi në sfond dëgjohej kënga me vargjet: “Shqipet kanë ra brenda dhe kanë dalë si bosa, me blind, xhama të zinj sikur Cosa Nostra”, teksa Albasita e bënte dorën në formën e pistoletës.
