TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar serish numrin e turistëve në vendin tonë, tek shprehet se “industria turistike, aq e nevojshme për vendin tonë, nuk zhvillohet as me mashtrime dhe as me propagandë e demagogji, por me analiza të sakta profesionale.
Sipas Vasilit, në Shqipëri turisti nuk fle as gjysmë nate, ndërsa citon se “Sipas OBT, që të quhet turist duhet te flejë minimumi një natë.
“Ku flenë këta turistet e Edi Ramës nëpër pemë, në trotuar, nëpër rrugë apo ku…?”, shkruan Vasili.
Postimi i Vasilit
Po te besosh Ramen i bie qe turistet ne Shqiperi flene neper pemë, ndersa ne Mal te Zi ne hotele !
Industria turistike, aq e nevojshme per vendin tone, nuk zhvillohet as me mashtrime dhe as me propagande e demagogji, por me analiza te sakta profesionale.
Edi Rama pa pasur turp hedh shifra njera me e genjeshtert se tjetra, vetem ne funksion te propagandes.
Perpara tre ditesh Rama tha:
“Një vit më parë numëruam 7 milionë turistë, dita kur do të arrijmë kufirin e 10 milionë turistëve është më afërt se ç’kemi menduar”.
F A K T E T !!
Por ne vitin 2022 u raportuan nga qeveria 7.5 milionë turistë dhe qindra mijëra shqiptarë.
Ndersa janë realizuar gjithsej 3.8 milionë netë fjetje nëpër hotele ne vitin 2022 sipas raportimit te statistikave zyrtare.
Le te marrim Malin e Zi, qe ka trefishin e hoteleve te Shqipërisë.
Ne vitin 2022 Mali i Zi pati 2.183.975 turiste dhe pati nete fjetje 12.428.787 nete fjetje.
Pra mesatarja e nje turisti ne Malin e Zi eshte afersisht 6 nete fjetje.
G E N J E S H T R A !!
Ne Shqiperi turisti nuk fle as gjysem nate.
Kurse ne Malin e Zi turisti fle mesatarisht gjashte net
Sipas OBT, qe te te quhet turist duhet te fleje minimumi nje natë.
PË R F U N D I M I!!
Ku flene keta turistet e Edi Rames neper peme, ne trotuar, neper rruge apo ku….?
P.S. Ne foto statistikat zyrtare te Malit te Zi.