AKTUALITET, 28 Mars 2022, 23:01

Fatbardh Kadilli: Berisha nuk u largua asnjëherë nga PD! Nuk e shoh pozitive për të ardhmen e PD

Fatbardh Kadilli: Berisha nuk u largua asnjëherë nga PD! Nuk e shoh
Foto ilustrim: Sali Berisha dhe Fatbardh Kadilli

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Sali Berisha nuk është larguar asnjëherë nga PD-ja dhe se e ka kontrolluar gjithmonë partinë.

"Sali Berisha dha dorëheqejn, por nuk ishte dorëheqje si ajo e Fatos Nanos. Berisha dha dorëheqjen por e kontrolloi PD-në në mënyrë sistematike. Kontrolloi Bashën. Deri në 9 shtator Berisha nuk e  shiti Bashën asnjëherë. Berisha është një nga njerëzit më të pushtetshëm, ka instrumenta që nuk i ka askush.

E zotëron këtë parti , e kontrollon sa herë të dojë. Është pozitive të energjizohet partia. Nuk e shoh pozitive për sa i përket të ardhmes. PD është një gërmadhë me fasadë", tha Kadilli.