TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish presidenti Alfred Moisiu, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ndër të tjera foli edhe për luftën Rusi-Ukrainë, të cilën e konsideroi "të çmendur dhe të padrejtë".
Moisiu tregoi edhe sesi në vitin 2007 ka marrë një dekoratë nga Putini.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ç'mendoni për luftën në Ukrainë?
Alfred Moisiu: Lufta për mua është një çmenduri e Putinit. E dyta, ai dështoi.
Ylli Rakipi: Ju e keni takuar Putinin?
Alfred Moisiu: E kam takuar në 2007 në Zagreb.
Ylli Rakipi: Ju keni dekorata të panumërta. Po Putini ju ka dhënë dekoratë?
Alfred Moisiu: Po. Janë këto të luftës si veteran. Në rastin e 60 vjetorit të përfundimit të luftës kam qenë në Moskë. Ishim 50 e ca presidentë. Ishte edhe Bushi aty.
Ylli Rakipi: Po Bushi mori?
Alfred Moisiu: Mori ish mbreti i Rumanisë, mori Mesiç, mori ish presidenti i Polonisë. Një pjesë që ishin angazhuar në luftë. Janë dekorata përkujtimore.
Ylli Rakipi: Po ta takoje Putinin tani, do i jepje ndonjë këshillë?
Alfred Moisiu: Kjo është luftë e padrejtë, ukrainasit po luftojnë trimërisht. Atje ka rreth 40% të popullatës rusisht-folës.