TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë një konference zhvilluar pas takimit me kryeministren suedeze Magdalena Anderson, ka folur edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Ai u shpreh se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE, duhet të fillojnë sa më shpejt dhe se çdo vonesë do të bënte që vendet e Ballkanit të jenë të pambrojtur nga ndikimet e jashtme.
“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur sepse çdo vonesë do t’i bëjë vendet e Ballkanit Perëndimor të pambrojtur ndaj ndikimeve të jashtme”, tha Scholz.