AKTUALITET, 28 Mars 2022, 17:15

Shqipëria pjesë e "listës së zezë", Lavrov: Rusia do të kufizojë vizat për qytetarët nga "vendet jomiqësore"

Shqipëria pjesë e "listës së zezë", Lavrov:

Qytetarët shqiptarë nuk do të lejohen të hyjnë në Rusi. Agjencia e lajmeve “Reuters” ka publikuar li9stën e nxjerrë nga Rusia në të cilën janë renditur vende “jomiqësore” dhe shtetasit e tyre nuk do të lejohen që të hyjnë brenda territorit rus.

Në listë bën pjesë edhe Shqipëria sëbashku me disa vende të BE-së dhe SHBA-në.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili në një intervistë televizive deklaroi se po hartohet një dekret presidencial për këtë qëllim.

Shqipëria pjesë e "listës së zezë", Lavrov: