TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga dita e premte Komisioni i Rithemelimit ka marrë kontrollin e selisë së Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Tiranës certifikoi Kuvendin e 11 Dhjetorit.
I ftuar në "Radar Informativ", me Juli Xhokaxhi, deputeti Belind Këlliçi tha se vijon puna për heqjen e dyerve të blinduara. Këlliçi u shpreh se asnjë prej mbështetësve të Lulzim Bashës nuk është paraqitur në seli.
“Kam qenë në tri ditët e fundit në seli. Një lajm i mirë që ka qytetarë që janë rikthyer. Askush nga mbështetësit e zotit Basha nuk kanë qenë prezentë. As zoti Alibeaj, kryetar i grupi parlamentar, se nuk ka kryetar të komanduar është shkarkuar. Në godinë nuk ndodhet askush. Në ndryshim nga ata mentaliteti ynë është përbashkues. Mund të vinë kur të duan. Janë zhdukur nga dita e premte kur ne vajtëm në seli”, u shpreh Këlliçi.
Deputeti konfirmoi po ashtu edhe ndryshimet në zyrën e shtypit. Ai tha se në këtë zyrë ndodhet vetëm Silvi Bardhi.
“Në zyrën e shtypit nuk ndodhet asnjë tjetër përveç zonjës Silvi Bardhi. Kemi rikthyer në punë rojen”, theksoi ai.