AKTUALITET, 5 Prill 2025, 18:28

"Çfarë e duam BE-në ne mor piktor", Rama i përgjigjet komentuesit: Pasaporta evropiane na duhet për të fituar dinjitetin e qytetarit të barabartë

"Çfarë e duam BE-në ne mor piktor", Rama i

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të një qytetari në rrjetet e tij soicale. Rama në rubrikën "Sy m'Sy' iu përgjigj një komentuesi i cili e pyeste se çfarë i duhet shqiptarëve BE-ja pasi shqiptarët po largohen nga vendi edhe pa pasaporta. Rama në përgjigjen e tij u shpreh se pasaporta evropiane duhet për të fituar dinjitetin e një qytetari të lirë.

Sipas tij, është e lehtë të hidhet poshtë puna e tjetrit ndërsa i bëri thirrje se po të interesohej më shumë për impaktin që ka BE-ja për vendet që anëtarësohen nuk do të fliste në këtë mënyrë. Rama tha se më anëtarësimin në BE do të jetë gjithçka më e lehtë. 

"Sipas teje po ikim pa pasaporta. Pasaporta evropiane nuk duhet për të ikur, ikën edhe me këtë që kemi, ke të drejtë. Na duhet për të fituar dinjitetin e qytetarite të barabartë që nuk e nxjerrin anash për ta pyetur me polici se ku po shkon. Dinjetitet e njeriut të lirë dhe gëzon çdo të drejte evropiane. Pak janë këto. Tani të përcmosh punën e tjetrit është kollaj nuk të ndihmon të jetosh me veten. përkundrazi. Mllefi e zeza e të zot. Po të interesohesh pak më shumë për BE dhe impaktin në hyrjen në BE nuk do t'i bie kaq shkurt e kaq sprapthi," tha Rama.