AKTUALITET, 5 Prill 2025, 18:10

Tjetër aksident në vend, makina përplas këmbësoren, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Tjetër aksident në vend, makina përplas këmbësoren,

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec në Korçë. 

Sipas informacioneve paraprake, një mjet mësohet se ka përplasur një këmbësore, e cila po transportohet në spitalin e Korçës.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit apo të gjendjes së të dëmtuarës.

Automjeti që ka përplasur këmbësoren mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar fillimisht mjetin e më pas drejtuesin e tij.