TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kryetarët e degëve të PD, apo ish-kryebashkiakët, të cilët marrin pjesë në takimet e Edi Ramës apo Taulant Ballës, duke iu referuar kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit (mori pjesë në takimin e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e qyteteve bregdetare në lidhje me pastrimin) si dhe kryetarit të degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto (nuk mori pjesë dje në 'Foltoren' e Sali Berishës, por që shkoi te ceremonia e Taulant Ballës, për të përkujtuar Luftën Nacional Çlirimtare)
Paloka shkruan në Facebook se,drejtuesit e PD refuzojnë të shkojnë te 'Foltorja' por rreshtohen te takimet e Ramës e Ballës, "mund të përfaqësojnë këdo, po jo demokratët".
Postimi i Palokës
Çdo demokrat, anëtarë i thjeshtë apo i zgjedhur, ka të drejtë të vendosë vetë nëse merr pjesë apo jo në takimet e Berishës. Po kryetarë partie apo kryetarë bashkie, të zgjedhur me votat e demokratëve, që nuk shkojnë në 'Foltoret' e Berishës e pastaj i sheh në rresht të parë në takimet e Ramës dhe Taulant Ballës, mund të përfaqësojnë këdo, po jo demokratët!
