AKTUALITET, 14 Qershor 2022, 09:24

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa në Krujë

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa në

Në një banesë në fshatin Granze të Krujës ka rënë zjarr.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe bëhet fjalë për banesën e Pëllumb Kiçit. Mësohet se familjarët kanë lajmëruar zjarrfikësit e Krujës, por kur ata mbërritën në vendngjarje çdo gjë ishte shkrumbuar.

Sipas familjarëve, shkak janë bërë kabllot e tensionit, megjithatë pritet zbardhja e ngjarjes nga specialistet e hetimit. Familja Kiçi tashmë ka mbetur në qiell të hapur dhe u bën apel institucioneve për ndihmë.