AKTUALITET, 13 Qershor 2022, 22:35

"Morët Rudina Hajdarin me vete dhe tani nuk jeni më!"/ Dyrnjaja pyet troç Shabanin: Përse nuk ju votojnë njerëzit?!

"Morët Rudina Hajdarin me vete dhe tani nuk jeni më!"/
Denis Dyrnjaja, Rudina Hajdari, Endri Shabani

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV është diskutuar për partitë e vogla dhe ka qenë i ftuar në studio edhe kryetari i "Nisma Thurje", Endri Shabani. 

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, lidhur me kandidimin e Rudina Hajdarit për këtë parti në 25 prill dhe më pas largimin e saj, Shabani e justifikoi me nevojën për t'ju hapur një derë në parlament, meqenëse Hajdari ishte deputete. 

Pjesë nga biseda: 

Denis Dyrnjaja: Morët Rudina Hajdarin me vete, të thotë gjë fakti që nuk jeni më bashkë?

Endri Shabani: Jo nuk më thotë gjë. Rudina ishte në parlament dhe përdori hapësirën në parlament, për të çuar para një nismë ligjore. Kishim një lloj nevoje që dikush të hapte derën. Rudina dhe Ralf Gjoni kapën derën. Të tjerët na e mbyllën, përfshirë edhe Lulzim Bashën. Ky ishte pak a shumë thelbi. Nuk them se nuk kemi bërë gabime, por është rrugë e vështirë. E kemi zgjedhur me vetëdije këtë.
Ne kemi aq kapital politik, social, etj, që nëse do të donim rrugë të lehtë do të ishim akomoduar diku. Por kemi zgjedhur rrugë të vështirë por të drejtë.

Denis Dyrnjaja: E vlerësoj këtë rrugën tënde të drejtë. Unë të votoj sepse të simpatizoj. Por përse njerëzit nuk të votojnë? Përse nuk përqafojnë idetë e tua?

Endri Shabani: Ne na besojnë, na kanë votuar më shumë se çdo aleternativë tjetër e re.