TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit ka dënuar me 18 vite burg Viktor Ymerin. Ky i fundit akuzohet për vrasje me paramendim. Ymeri njihet ndyshe si 'Tori i Xhihanes'.
VENDIMI
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është zhvillua çështja penale që i përket të pandehurve me iniciale F. T dhe V. O, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 78/1 e 25, 278/2 të K. Penal.
Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 09.08.2007, ku në afërsi të stanit të tij, në vendin e quajtur “Mocale”, në fshatin Bestrov të rrethit Vlorë, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale K. G. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë të pandehurit me iniciale F. T dhe V. O.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 309, datë 11.09.2009 ka vendosur:
Çështja në apel është shqyrtuar mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit dhe deklarimin fajtor të të pandehurve për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 401, datë 01.12.2010 ka vendosur:
-Prishjen e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së shkallës së parë Vlorë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim po asaj gjykate me tjetër trup gjykues.
Ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, është ushtruar rekurs nga të pandehurit F. T dhe V.O, të cilët kanë kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.
Gjykata e Lartë me vendimin nr. 194, datë 12.06.2013 ka vendosur:
“Prishjen e vendimit nr. 401, datë 01.12.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë tjetër trup gjykues”.
Në vijim, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 36, datë12.11.2013 ka vendosur:
– Të deklarojë fajtor të pandehurit F. T e V. O, për kryerjen veprës penale të “Vrasje me paramendim” dhe sipas nenit 78/1 e 25 të Kodit Penal I dënon me nga 18 vjet burg secilin.
– Të deklarojë fajtor të pandehurit F. T e V. O, për kryerjen veprës penale të “Armëmbajtjes pa leje” dhe sipas nenit 278/2 të Kodit Penal, I dënon nga 3 vjet burg secilin.
– Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal I dënon me nga 18 vjet secilin.
Edhe ndaj vendimit të lartpërmendur, është ushtruar rekurs nga të pandehurit F. T dhe V.O, të cilët kanë kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e akteve për rishqyrtim me tjetër trup gjykues. Në alternativë, prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.
Gjykata e Lartë me vendimin nr. 137, datë 10.05.2022 ka vendosur:
“Prishjen e vendimit nr. 36, datë 12.11.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.
Në përfundim të gjykimit, Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Kleanth Zeka, kërkoi:
Mbrojtësit e të pandehurve V. O dhe F. T, kërkuan:
Në përfundim të gjykimit, më datë 24.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi:
-Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si vijon: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.