TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK ka vendosur mosfillim hetimesh për kallëzimin e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja, i cili dy javë më parë denoncoi KAS-in për shpërdorim detyre për rinumërimin e pjesshëm të kutive në qarkun e Durrësit.
Sikurse raporton gazetarja Anila Hoxha, vendimi i mos fillimit u krye nga prokurori i posaçëm, Sotir Kllapi. Edhe për denoncimin e grupit kriminal, SPAK ka vendosur mosfillim hetimi.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka vendosur moskompetencën për veprën e falsifikimit të rezultatit zgjedhor dhe ia kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit.
Për çështjen e falsifikimit, vendimin e ka dhënë Ols Dado qe shkruan në vendim se nga ballafaqimi i tabelave përkatëse të numërimit fillestar dhe tabelave të rinumërimit, ka ndryshime në numërimin e votave që kanë marrë kandidatë të ndryshëm të koalicionit të PD-së.