TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot është shënuar fundjava me fluksin më të lartë të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë në Morinë për këtë vit.
Sipas të dhënave zyrtare të PKK-Morin vetëm gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë 17132 shtetas me afro 5192 automjete.
Pjesa më e madhe e këtyre shtetasve pohojnë se po shkojnë në bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.
Ndërkohë edhe numri i autobusëve është i lartë këtë fundjavë me 82 të tillë për 12 orët e fundit, të cilët transportojnë pushues nga Kosova drejtë pikave turistike të vendit tonë.
Ndërkohë me marrëveshjen e lehtësisë kufitare mes dy qeverive janë shmangur radhët në të dyja kahet e lëvizjes në Morinë duke shmangur plotësisht krijimin e radhëve.