AKTUALITET, 14 Shtator 2022, 19:53

Sulmet kibernetike të Iranit ndaj SHBA dhe aleatëve të saj, DASH sanksionon dhjetë individë dhe ofron shpërblim 10 milionë dollarë: Çdo informacion për hakerat…

Sulmet kibernetike të Iranit ndaj SHBA dhe aleatëve të saj, DASH

Zyra e Departamentit Amerikan të Shtetit ka sanksionuar dhjetë individë për sulmet kibernetike ndaj aleatëve të SHBA, mes tyre edhe Shqipërisë.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime të koordinuara me partnerët tanë për të luftuar dhe parandaluar kërcënimet e tjera në vazhdim” tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjenca Financiare Brian E. Nelson.

Programi Shtetëror për Drejtësi (RFJ) ka ofruar një shpërblim deri në dhjetë milionë dollarë për informacionin që do të çojë në identifikimin dhe vendodhjen e hakerave që kanë kryer aktivitete kibernetike kundër SHBA dhe aleatëve të saj.

Si rezultat i vendimit të sotëm të Departamentit Amerikan të Shtetit, pronat e personave të sanksionuar janë bllokuar.