TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga Shijaku se se Edi Rama nuk largohet me votë, por ikën vetëm me një kryengritje të fuqishme popullore.
Sipas, Berishës vetëm kjo lëvizje popullore mund ta rrëzojë kreun e qeverisë dhe paralajmëroi se askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë.
“Edi Rama absolutisht rrëzohet. Çfarë duhet të bëjmë? Në 7 korrik ne arritëm në një stacion shumë të rëndësishëm. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të bindim sa më shumë qytetarë të këtij vendi me parti dhe pa parti, socialistë apo të bindjeve të tjera se ky është një fatkeqësi kombëtare. Ka një rëndësi. Edi Rama me votë nuk ikën. Edi Rama duhet të rrëzohet me një lëvizje të fuqishme popullore, me një kryengritje paqësore.
Edi Rama duhet të marrë një mesazh që ne kemi qëllim absolut votën e lirë. Ai që do të guxojë të prekë votën do të prekë të zezën e vet.
Ka plot njerëz që thonë se duhet të dialogojnë. Ne duhet ta kemi shumë të qartë se një pjesë e madhe e votojnë nga frika. Kur tu nxjerrim ne frikën njerëzve ju garantoj se mbështetja e tij nuk do të jetë sa ajo që ka pasur PPSH në vitin 1992. Kërkoj të organizojmë një lëvizje të fuqishme shumë planëshe të vrasim frikën në cdo qoshe të këtij vendi, për të vendosur votën e lirë në Shqipëri. Nuk ka diktaturë dhe pushtet që mund ti rezistojë një lëvizje popullore”, tha Berisha.