AKTUALITET, 14 Shtator 2022, 16:22

Kursimi i energjisë elektrike, Balluku dhe Kushi në shkolla për sensibilizimin e fëmijëve

Kursimi i energjisë elektrike, Balluku dhe Kushi në shkolla

Zëvendës kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u takua sot me nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” në Tiranë, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kursimin e energjisë elektrike. E pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Pasi Balluku u shpjegoi fëmijëve procesin e prodhimit të energjisë, u kërkoi atyre që të bëhen zëdhënës të kursimit të energjisë, ku dijet që do të marrin gjatë kësaj fushate do t’i transmetojnë tek prindërit.

Balluku u tregoi fëmijëve mënyra praktike si të kursejnë energji, duke filluar që nga lënia e karakusit në prizë dhe hapjen e frigoriferit.

Nga 1 tetori do të rritet kostoja e energjisë elektrike për familjet që harxhojnë më shumë se 800 kwh. Për të gjithë ata që do të kalojnë këtë shifër, do të paguajnë me çmimin e tregut.