AKTUALITET, 10 Tetor 2022, 13:29

Sulmet kibernetike nga Irani/ Presidenti Begaj mblodhi për dy orë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. I pranishëm edhe Rama

Sulmet kibernetike nga Irani/ Presidenti Begaj mblodhi për dy orë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mblodhi sot paradite për rreth 2 orë Këshillin e Sigurisë Kombëtar për çështjen e sulmeve kibernetike iraniane.

Mbledhja nisi në orën 11:00 në ambientet e Presidencës dhe mbaroi pak pas orës 13:00.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë merrnin pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, si dhe të tjerë.

Vendi ynë ra pre e sulmeve kibernetike gjatë verës, ndërsa herë pas herë hakerat publikojnë edhe informacione nga baza e të dhënave të shqiptarëve.

Kujtojmë që janë sulmuar faqet zyrtare qeveritare online të vendit tonë, sistemi TIMS dhe sistemi MEMEX.

Qeveria shqiptar akuzon për këtë sulme Iranin, madje vendi ynë për këtë ka shkëputur edhe marrëdhëniet diplomatike me këtë vend.