TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i Fredi Belerit, Eugen Gjyzari deklaroi se në seancën e kaluar dëshmitari kundër kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës pranoi se është paguar.
Sipas tij, prokuroria nuk ishte në dijeni për këtë pagesë të paligjshme.
“Në seancën e kaluar, dëshmitari pranoi se është paguar, pas dy orësh pyetje. Kjo është një shkelje shumë e rëndë. Edhe Prokuroria nuk e dinte këtë pagesë të paligjshme, e pranoi dhe vetë Prokuroria që nuk kanë pasur dijeni për atë lloj pagese dhe shefi i policisë e pranoi, pavarësisht se dhe ai në bazë të ligjit nuk duhet ta dinte sepse s’e ka dhe gradën për ta ditur këtë lloj informacioni, kështu që procesi u fut në një rrugë që…këta dëshmitarë janë dënuar disa herë për krime shumë të rënda, madje ky ka qenë i dënuar në Durrës për vjedhje banesash,” – u shpreh Gjyzari për Euronews.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave.