AKTUALITET, 18 Nëntor 2023, 14:40

Pas masës ‘detyrim paraqitje’ nga SPAK, ish-ministri Beqaj jep dorëheqjen nga SASPAC

Pas masës ‘detyrim paraqitje’ nga SPAK, ish-ministri Beqaj jep

Pas masës së dhënë nga SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj jep dorëheqjen nga SASPAC. Ndaj Beqajt u dha masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit si person nën hetim nga SPAK.

Mësohet e Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Ilir Beqaj e mori këtë post në 26 tetor të këtij viti, duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.