TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshme Etleda Çiften, anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e cila akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të pasurisë.
Me anë të një njoftimi për mediat, GJKKO njofton se Çiftja është shpallur e pafajshme për të dyja akuzat, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Njoftimi i GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 12.01.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 73 akti, datë 17.10.2022, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr.48, datë 16.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr.48, datë 16.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Çiftja ka qenë pjesë e një hetimi të zhvilluar nga SPAK pasi dyshohej se ka bërë deklarim të rremë të pasurisë në vitin 2017. Për këtë, SPAK kërkoi dënimin e anëtares së organit të vetingut me 1 vit e 6 muaj burg.
Por shkalla e parë e GJKKO-së e shpalli të pafajshme për shkak se nuk provoheshin akuzat, deri në vendimin e sotëm të apelit.