AKTUALITET, 23 Maj 2022, 23:41

Ermir Gjinishi: Gylenistët të qëndrojnë sa të duan në Shqipëri, por shteti tu kontrollojë financat!

Ermir Gjinishi: Gylenistët të qëndrojnë sa të duan
Ermir Gjinishi

Ermir Gjinishi, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për arsyet përse nuk përfundon Xhamia e Namazgjasë dhe për vizitën e Erdogan në Shqipëri, ku u përjashtua kreu i komunitetit mysliman. 

"Puna e Xhamisë. Ajo është xhami që bëhet me donacione të qytetarëve turq, na është thënë. Ka një përplasje Erdogan dhe Gylen. Ai është një debat dhe ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Turqi. Jemi munduar ta sensibilizojmë opinionin në Shipëri, të mos bëhen pjesë e këtij debati. Shqipëria, kryeministri, kryetari i parlamentit të asaj kohe, e kanë njohur dhe dënuar grushtin e shtetit. Përtej marrëdhënieve të mira me Turqinë, nuk besoj se mund të vijë një president dhe të kërkojë nga një shtet sovran, të shkelë ligjet e tij dhe të ekstradojë njerëz ,që nuk kanë asnjë akuzë. Nëse këta njerëz që jetojnë në Shqipëri, kanë shkelur ligjin, të dënohen.

Për hir të kësaj marrëdhënie që kemi patur, shteti mund të kontrollojë këto fondacione dhe financat e tyre.  Janë gylenistë dhe e kam thënë që kur Erdogan dhe Gylen ishin bashkë. Erdogan duhet të kërkojë falje, se këta penetruan fort në shoqëri. Xhaminë ai nuk e dorëzon, për sa kohë të jenë gylenistët atje. Kam kritika për gylenistët, për faktin që janë një trup i huaj në Shqipëri.

Por, e kam kritikuar atë qëndrim të Erdogan. Ai nuk mund të vijë në Shqiëpri dhe të bëjë një rit dhe mos thërrasë kreun e komunitetit mysliman, edhe po të jetë gylenist.

Edi Rama ka luajtur me dy standarte gjatë të gjithë kohës. Nga njëra anë hiqet sikur do ti godasë gylenistët, me atë ekstradimin e bujshëm. Bën sikur kërkon ti godasë, por nuk i lejojnë europianët...

Ata mund të rrinë këtu sa të duan sepse nuk kanë bërë grusht shteti në Shqiëpri. Por shteti tu bëjë kontroll aktivitetit dhe financave të tyre", tha Gjinishi.