AKTUALITET, 20 Qershor 2026, 12:27

Aksident rrugor në aksin Levan-Vlorë, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Aksident rrugor në aksin Levan-Vlorë, kufizohet qarkullimi i

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Levan-Vlorë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

Sipas raportimeve, automjeti tip Fiat ka qenë i pari i cili është përfshirë në aksident pa asnjë shkak të qartë. Nga rrethanat e aksidentit mbetet ende e paqartë nëse automjeti është përplasur me një mjet tjetër apo drejtuesi i tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Forcat policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i rënduar.