TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri sot në lagjen “Salo Halili” në Shkodër. Mësohet se është plagosur në kofshë 24-vjeçari Jaser Osmani, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
24-vjeçari ka pasur një konflikt të çastit me autorin dhe ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur.
Ndërkohë, blutë janë vendosur në kërkim të tij.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.