AKTUALITET, 11 Maj 2024, 12:38

Aksident në aksin Delvinë-Kardhiq, motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi

Aksident në aksin Delvinë-Kardhiq, motori del nga rruga, humb

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin Delvinë- Kardhiq. Një grup motoristësh po udhëtonte në zonë, në vendin e quajtur “Kthesa e Senicës”, kur një prej tyre ka dalë nga rruga.

Si pasojë e rënies së motorit, ka humbur jetën drejtuesi, A. L., 53 vjeç.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje por 53- vjeçari nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.