AKTUALITET, 11 Maj 2024, 15:35

Fieri përfshihet nga shiu i rrëmbyer me breshër, dëme në kulturat bujqësore

Fieri përfshihet nga shiu i rrëmbyer me breshër, dëme

Ka mjaftuar vetëm 30 minuta shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar me breshër mesditën e sotme, për të shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kafaraj në Fier.

Fermerët kanë pohuar se rrebeshet e kësaj periudhe janë tepër të dëmshme veçanërisht në bujqësi dhe pemëtari ndërkohë që dëme të mëdha pësojnë nga breshëri.

Kjo situatë i ka shqetësuar së tepërmi  pasi i gjithë investimi i tyre shkoi dëm vetëm për disa minuta ndërkohë që bujqësia është i vetmi burim që ata kanë për të siguruar jetesën.

Fieri përfshihet nga shiu i rrëmbyer me breshër, dëme