TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka konfirmuar se aksi rrugor Thumanë-Kashar do të hapet për qarkullimin në datën 30 qershor.
Sipas saj, punimet nga kompania koncesionare po vijojnë me ritme të larta. Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmet e “Korridorit blu”. Më hapjen e tij pritet të lehtësohet përfundimisht i gjithë trafiku që krijohet në autostradën e veriut, apo problematika në Aeroportin e Rinasit. Gjurma e rrugës është rreth 21 km dhe shpejtësia në këtë autostradë që do të jetë me pagesë do të jetë 140 kilometra në orë.
Ndërkohë, që po ndërtohen edhe rrugët paralele, të kategorisë të superstradave dhe do të jenë pa pagesë.