AKTUALITET, 1 Shtator 2022, 15:27

EMRI/ Emërohet drejtori i ri në Agjencinë e Pronave

EMRI/ Emërohet drejtori i ri në Agjencinë e Pronave

Me propozim të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja është emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  Geraldo Durdaj.

Ministri i Drejtësisë ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë Jonida Baçi e shkarkuar pak muaj më parë.

Durdaj së fundmi ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.

Kujtojmë Geraldo Durdaj është vëllai 7-vjeçarit që humbi jetë nga shpërthimi në Gërdec,.

Jonida Baçi u shkarkua pak kohë më parë si drejtuese e Agjencisë së Trajtimit të Pronave si e përfshirë ne dy skema korruptive me ish pronaret.