AKTUALITET, 1 Shtator 2022, 15:14

A jeni takuar me Berishën së fundmi? Ja si përgjigjet Ilir Meta

A jeni takuar me Berishën së fundmi? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur gjatë konferencës së sotme, lidhur me takimin 90 minutësh ta mbajtur me ish-kryeministrin, Sali Berisha dy ditë më parë.

Ai u përgjigj shkurtimisht duke thënë se kanë një kimi të mrekullueshme me njëri-tjetrin, dhe nëse nuk takohen fizikisht janë online.

“Me Berishën kemi një kimi të mrekullueshme, kështu që takohemi, nuk takohemi jemi online”, tha Meta.

Tema e takimit

Dy liderët opozitarë u takuan dy ditë më parë, ndërsa tema e diskutimit ka qenë aksioni opozitar mes dy partive.

Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë shprehur edhe publikisht që aksioni opozitar kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama do të jetë e përbashkët.