TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetët demokratë, Xhelal Mziu dhe Tomor Alizoti kanë kaluar në grupin e deputetëve që mbështesin Sali Berishën.
Mziu është caktuar kreu i grupit të punës në Dibër, ndërsa Alizoti në Berat.
Po ashtu mësohet se këta dy deputetë, nuk ishin dje të pranishëm në takimin e thirrur nga kolegu i tyre Lefter Gështenja, nga "grupi Alibeaj", që u mbajt në një lokal të kryeqytetit.
Në mbledhjen e kryesisë së PD, të drejtuar nga Sali Berisha është marrë gjithashtu vendimi që Tirana të ndahet me pesë grupe pune: Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Agron Shehaj dhe Edi Paloka.
Kryetaret e grupeve te punës sipas qarqeve:
Kryetaret e grupeve te punës sipas qarqeve::
Durrës: Oerd Bylykbashki
Shkodra: Bardh Spahia
Lezha: Jozefina Topalli
Kukës: Isuf Cela
Elbasan: Luciano Boci
Korça: Edmond Spaho
Fier: Luan Baci
Vlora: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu
Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona.
Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4
Zona 2 – Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12
Zona 3 – Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16
Zona 4 – Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11.
Zona 5 – Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë , Kavajë dhe Rrogozhinë