AKTUALITET, 1 Shtator 2022, 12:38

Berisha: Rama ka kthyer institucionet e vendit në sera ku përgatiten zyrtarë hajdutë

Berisha: Rama ka kthyer institucionet e vendit në sera ku përgatiten

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Kryesinë e PD-së, deklaroi se urrejtja ndaj regjimit të Ramës ka kapur majat.

Berisha theksoi se Rama ka kthyer institucionet në sera të zyrtarëve hajdutë.

Sipas Berishës, Rama vjedh në mënyrë sistematike qytetarët e ndaj urrejtja qyrtetare ndaj regjimit të tij është e përligjshme.

“Ne mblidhemi sot pas një vere shumë të nxehtë dhe vazhdon me temperaturat e larta në shpirtin e mendjen e shqiptarëve, sot Shqipëria po zien, Tirana po vlon.

Pakënaqësia e urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithmonë e më e papërmbajtur. Kjo është e përligjshme, sepse regjimi i Ramës vazhdon që të vjedhë shqiptarët. Institucionet e shtetit të mafies janë kthyer në sera, që përgatisin hajdutë zyrtarë”, deklaroi Berisha.