AKTUALITET, 25 Shkurt 2022, 10:19

EMRAT/ Punonin në një call center, por dyshohet se mashtronin të huajt, arrestohen tre të rinj

EMRAT/ Punonin në një call center, por dyshohet se mashtronin të

Tre djem të rinj përfunduan në pranga në kryeqytet, e tani do të përballen me drejtësinë me akuzat e “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud” u arrestuan në flagrancë shtetasit Gjok Rrika, Gledis Myrta dhe Renaldo Metaj.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë të punësuar në një call center në rrugën “Sulejman Delvina”, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe i mashtronin shtetasit e huaj, që të investonin në Forex.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas, për të penguar zbulimin e kësaj veprimtarie kriminale, kanë fikur serverin kryesor, me qëllim që të fshihnin të dhënat”.

Policia sekuestroi katër njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhënat e personave që dyshohen se janë mashtruar nga tre të rinjtë e arrestuar.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.