AKTUALITET, 19 Shkurt 2024, 19:23

Eksportet e nisin vitin me rënie, hidrokarburet dhe tekstilet “shkaktarët” kryesorë

Eksportet e nisin vitin me rënie, hidrokarburet dhe tekstilet

Eksportet e kanë nisur vitin 2024 me rënie tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Në janar të vitit 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 29 mld lekë, duke u ulur me 29.2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 20.7%, në krahasim me dhjetorin e vitit 2023.

Nga ana tjetër, importet kanë shënuar rritje me 3.4% duke arritur në 60 mld lekë dhe kanë rënë me me 17.3%, në krahasim me dhjetorin e vitit që lamë pas. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 88.6%, krahasuar me janarin e vitit 2023.

Gjatë muajit janar të këtij viti, në rënien e eksporteve prej 29.2%, kanë ndikuar kryesisht grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 19.5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 5.0 pikë përqindje dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 3.8 pikë përqindje. Ndërkohë, pozitivisht kanë ndikuar grupet “Produkte kimike dhe plastike” me 0.3 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me 0.1 pikë përqindje.