TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
GJKKO ka lënë në burg 35-vjeçarin me tre emra, Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, si i dyshuar për kryerje të veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”,“Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
35-vjeçari nga Shkodra u arrestua në Vlorë teksa lëvizte më me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje më 8 gusht të vitit që lamë pas. Plot 6 muaj më pas mësohet se objektiv i atentatit që u arrit të parandalohej me arrestimin e Amarildo Nikolli ishte Inez Hajrulla.
Ky është atentati i tretë që Hajrulla i njohur si i forti i Vlorës arriti t’i shpëtojë. Arrestimi 35- vjeçarit Nikolla në gusht të 2023, çoi Prokurorinë e Posaçme në gjurmët e një tjetër të dyshuari dhe operacionit të koduar “Trekëndëshi’ për të cilin policia informoi dy ditë më parë.
Me urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme, në Vlorë u vu në pranga Muharem Koroveshi i njohur dhe me mbiemrat Ismaili dhe Myftaraj, ndërsa u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, pasi dyshohet se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasje ndërsa akuzohen për një sërë veprash të tjera penale si grup i strukturuar kriminal.