AKTUALITET, 19 Shkurt 2024, 17:46

Manastirliu mbi dy orë në SPAK: U pyeta si person që ka dijeni për ‘Sterilizimin’

Manastirliu mbi dy orë në SPAK: U pyeta si person që ka dijeni

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka shkuar sot për t’u marrë në pyetje në SPAK. Mësohet se ministrja u mor në pyetje për më shumë se 2 orësh në SPAK.

Zyrtarja e lartë u paraqit vetme në Prokurorinë e Posaçme.

E pyetur mbi arsyet e paraqitjes së saj, ministrja tha se është thirrur si person që ka dijeni për çështjen e sterilizimit. “Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e sterilizimit, për kohën kur kam drejtuar QSUT.”, tha për mediat Manastirliu.