AKTUALITET, 19 Shkurt 2024, 16:23

Pro marrëveshjes me Italinë për emigrantët, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese! I hap rrugë ratifikimit nga Kuvendi

Pro marrëveshjes me Italinë për emigrantët, zbardhet vendimi

Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese pasi vendosi pro marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

“Vendosëm deklarimin e Protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit” në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.

2. Ky vendim u njoftohet menjëherë Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave
dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare", thuhet në njoftimin e Gjykatës.