TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare, si “Formula 1”, vjen ekskluzivisht në një kanal po aq të rëndësishëm ndërkombëtar, Euronews Albania. Duke filluar nga data 1 mars, të apasionuarit pas garës më të çmendur dhe më emocionuese me makina, do t’i përjetojnë momentet ekskluzive në Euronews Albania. Sprint Race, Provat Zyrtare dhe Gara do të analizohen nga gazetarë e të ftuar në studio.
Deri në 8 dhjetor 2024, kanali i të gjitha lajmeve e të gjitha këndvështrimeve, do të jetë njëkohësisht kanali i të gjitha emocioneve. Përveç garave, Euronews do të sjellë për shikuesin e apasionuar atë që përkon me të parin sezon më të gjatë në historinë e “Formula 1”, një edicion që starton në Bahrein dhe përfundon në Abu Dhabi. “Formula 1” është kampionati më i rëndësishëm në Motorsport. I sanksionuar nga “Fédération Internationale de l’Automobile” (FIA), ai përfaqëson nivelin më të lartë të garimit që prej kur ka filluar, në vitin 1950.
Një sezon i “Formula 1” konsiston në një numër garash, që njihen si Grands Prix e zhvillohen në vende dhe kontinente të ndryshme, në cirkuitet e ndërtuara për këtë qëllim, si dhe në rrugë publike të mbyllura për qarkullimin e zakonshëm. Botërori i “Formula 1” shpall dy kampionë në përfundim të sezonit: një për pilotë dhe tjetrin për konstruktorë. Gara e parë në histori është zhvilluar në 13 maj 1950 në cirkuitin e Silverstone në Angli dhe kampioni i parë i kësaj gare u shpall Giuseppe Farina, i cili asokohe pilotonte një Alfa Romeo.
“Formula 1” vjen në Euronews Albania në sezonin e 74-t, me një histori të pasur në pistë dhe jo vetëm. Gjatë 73 viteve të shkuara, pilotë dhe konstruktorë kanë fituar dhe dominuar falë risive sezon pas sezoni. Rezultatet, protagonistët, zhvillimet teknologjike e teknike do të vijnë përmes kronikave speciale që do të përgatiten dhe transmetohen jo vetëm në fundjavën e eventit, por edhe gjatë ditëve të javës në edicionet e lajmeve të sportit në Euronews.