TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ditën e sotme, u shoqërua me debate të shumta mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës në lidhje miratimin në parim të projektbuxhetit dhe paketës fiskale në vitin 2022.
Në thelb të debateve qëndronte çështja e rritjes së pagave dhe pensioneve.
Në fundin e diskutimeve, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i drejtoi një pyetje hipotetike ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, se me sa do të rriteshin pagat e punonjësve nëse 110 milionë eurot e Bechettit do të kalonin si fond pagash në buxhetin e shtetit.
Ministrja zgjodhi të mos jepte një përgjigje, duke thënë se në dikasterin që ajo drejton nuk ka ardhur ende një vendim për të paguar 110 milionë euro.
Pjesë nga diskutimi
Edmond Spaho: Desha ta pyesja ministren, sa përqind do të rriteshin rrogat nëse 110 milionë eurot e Bechettit do të kalonin për fond pagash?
Delina Ibrahimaj: Unë nuk di që të ketë një vendim për 101 milionë euro, as për ndonjë shumë tjetër që t’i jetë paraqitur Ministrisë së Financave. Për sa kohë që nuk është, përgjigjja është relevante.