AKTUALITET, 11 Nëntor 2021, 10:37

Meta dekreton tre ligje, mes tyre edhe një marrëveshje me Pfizer

Meta dekreton tre ligje, mes tyre edhe një marrëveshje me Pfizer
Në foto: Presidenti i Republikës

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekreton tre ligje të aprovuara nga parlamenti i Shqipërisë, ku mes tyre është furnizimi dhe shpërndarja e vaksinës “Pfizer”.

 “Ligjin nr. 106/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 30, datë 27.9.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave”,-shkruan Presidenca.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, në zbatim të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje, ligjet si më poshtë:

–  Ligjin nr. 106/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 30, datë 27.9.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave”.

–          Ligjin nr. 109/2021 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar), Roterdam, 30.1.2017”.

–      Ligjin nr. 108/2021 “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”.