AKTUALITET, 10 Nëntor 2021, 22:46

Verifikim firmave/ Ristani:Statuti nuk ia njeh askujt të drejtën, ruhen të dhënat

Verifikim firmave/ Ristani:Statuti nuk ia njeh askujt të drejtën,
Ish-deputeti i PD, Arben Ristani

Ish-deputeti i PD, Arben Ristani, ka kundërshtuar deklaratat e Gazmend Bardhit lidhur me verifikimin e firmave për mbledhjen e Kuvendit.

Ristani tha se, statuti nuk i njeh askujt të drejtën për verifikimin e firmave, ndërsa deklaroi se ky kuvend nuk po mblidhet në kushte normale.

“Vetë Kuvendi kur mblidhet do të bëjë edhe verifikimin e mandateve. Janë të ftuar edhe pakica, edhe media të jenë prezente kur të bëhet verifikimi. Aty do të jetë tavolina që do të regjistrohen do të marrin kartat e identitetit, do të marrin beixhe në Kuvend”, tha Ristani gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ,duke theksuar se të dhënat e anëtarëve nuk mund të dalin, sipas një vendimi të vetë PD-së, të bërë të ditur nga Jemin Gjana.