TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të gjitha rrjetet sociale pa përjashtim janë "tronditur" thellë, nga servilizmi i disa të rinjve të PS ndaj Edi Ramës, të cilët supozohet të krijonin idenë se kjo parti po hapet dhe rinovohet, por kanë prodhuar deri tani efektin e kundërt.
Pavarësisht përpjekjes për të gjetur të rinj me shkolla të famshme, siç ishte rasti i Ilva Gjuzit, e diplomuar në Universitetin e Cambridge, Edi Ramës i është kthyer në bumerang, me servilizmin e shfaqur gjatë daljeve publike. "Edi Rama është dhjetë hapa para", deklaroi Gjuzi, kur u pyet për të metat e kryeministrit. Pra, e reja e diplomuar në shkollën prestigjioze britanike, po na shpjegonte se Edi Rama duhet të ulë ritmin pasi populli nuk e ndjek dot. Ndërkohë që kolegia e saj, Helena Kaçi e shtynte më tej groteskun, kur deklaronte se Rama punon shumë për vendin, duke lënë veten pas dore.
Me sa duket, reagimet e shumta në rrjetet sociale, kanë bërë që Rama të gjejë urgjent një zgjidhje për ta "zhdukur" Gjuzin nga ekranet, të renë që pritej të ishte kandidate për deputete, madje në listat e sigurta dhe kjo është zgjedhur të bëhet duke e caktuar në një pozicion në kabinet, pra me ngritje në detyrë!
Ilva Gjuzi do të jetë tashmë zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit, pra ka pak gjasa të kandidojë për deputete. Ndërkohë që zv.ministrat nuk kanë zakonisht një profil të lartë publik, veçanërisht në fushata elektorale.